LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Hashim Thaçi thuajse na u përgjërua që të shkonim në koalicion me PDK-në (Video)

Sherifi: Hashim Thaçi thuajse na u përgjërua që të shkonim në koalicion me PDK-në (Video)

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjinit ka folur lidhur me zhvillimet në vitin 2014, atëherë kur u tentua të formohet koalicioni VLAN (Vetëvendosje, LDK, AAK, Nisma) për rrëzimin e PDK-së nga pushteti.

Ai tha se Nisma në këtë kohë e ka dhënë kontributin për ndryshim, por LDK-ja u tërhoq.

Pasi koalicioni VLAN nuk vazhdoi, Sherifi tha se kanë pasur 100 telefonata e 100 lutje nga kryetari i atëhershëm i PDK-së, Hashim Thaçi për të hy në koalicion me ta.


“Ai nuk ka pas dëshirë të komunikojë me neve sepse ka mendu që s’po e kalojmë pragun, ka luftu që mos me kalu pragun, është angazhu mos me kalu pragun, por ne e kaluam pragun. Po flas prej momenti që e kaluam pragun, ai jo që ka pas interesim, po pothuajse përgjërim sepse vetëm ne e bënim kryeministër, ia vazhdonim mandatin”, tha Sherifi.

Sipas tij, në çdo variant tjetër ai e humbiste kryeministrin, pasi postin e kreut të ekzekutivit e kërkonte edhe Ramush Haradinaj edhe Isa Mustafa.

“Nga ky kontekst kur analizojmë kontributi i Nismës ka qenë për ndryshim. Nuk qe e thënë të bëhet për faktin që LDK shkoj… Nuk do ta gjykojë, as t’i jap të drejtë…”, tha ndër të tjera, deputeti i Nismës, Bilall Sherifi.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori