Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se Qeveria PDK-LDK duhet të largohet sa më shpejt, sepse ajo, sipas tij është e ndërtuar në mosbesim e pabesi.
Ai ka thënë se këto dy parti për vite të tëra akuzuan njëra tjetrën për të këqijat që i kanë ndodhur vendit.
Sherifi në një postim në facebook ka thënë se edhe pas tri viteve në qeverisje ato nuk i ndalën akuzuat ndaj njëra tjetrës.
Postimi i plotë i Sherifit:
MOCIONI I MOSBESIMIT si mundësi për t’i dhënë fund modelit qeverisës “Triumviratian” PDK-LDK-LS!
Për vite të tëra akuzuan njëra tjetrën për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur para dhe pas luftës në këtë vend. Nuk lanë epitete pa i vënë njëra tjetrës. Përderisa njëra akuzonte tjetrën për tradhti kombëtare, tjetra ia kthente me akuza po aq të rënda, për vrasje të aktivistëve të tyre politik, për kapjen dhe kriminalizimin e shtetit e për çka jo tjetër.
Përkundër të gjitha këtyre akuzave që i bënin në adresë të njëra tjetrës, pas një drame pothuajse 6 mujore për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të fundit, PDK dhe LDK nga dhjetori i vitit 2014 hynë përsëri në koalicion qeverisës. Sikurse ato të mëparshmet, as qeverisja aktuale tre vjeçare mes tyre nuk arriti as t’i zbusë se lëre më t’i eliminojë kundërthëniet dhe akuzat që i kanë përcjellë këto dy parti që nga fillimi e deri më sot. Kjo gjë u pa sapo filloi të fryjë era e zgjedhjeve sepse bashkë me te u rikthyen edhe temat e vjetra si tradhtia dhe vrasjet.
Kjo qeveri që nga formimi i saj më shumë ka funksionuar si një “Triumvirat” i PDK-LDK-LS-së, se sa sikur një qeveri unike. Këtë e dëshmon lufta e pandërprerë që kanë zhvilluar “partnerët” e koalicionit kundër njëra tjetrës për t’i vendosur njerëzit e tyre në pozita të rëndësishme në ndërmarrjet publike si në PTK, RTK, si dhe në shumë pozita tjera të rëndësishme shtetërore si në doganë, administratë tatimore, borde të institucioneve të pavarura etj. Kur bëhej fjalë për mbrojtjen e interesave partiake ishin luftarak dhe të pa kompromis ndaj njëra tjetrës por jo edhe kur ishte fjala për të mbrojtur interesat e vendit kundër veprimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit të Kosovës.
Isa Mustafa vetëm në aspektin formal ishte kryeministër i qeverisë ndërsa kryeministër real ka qenë vetëm për ministrat e partisë së tij atyre të LDK-së. Ministrat e PDK-së shef gjithnjë e kanë pasur dhe e kanë kryetarin partisë së tyre. Për ministrat e Listës Serbe nuk kemi as çka të flasim, ata në vazhdimësi kanë deklaruar hapur se kryeministër i tyre është kryeministri i Serbisë Akeksandër Vuçiqi. Objektivë e tyre ishte dhe vazhdon të jetë pengimi shtetit të Kosovës dhe forcimi i shtetit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, në veçanti në pjesën veriore të vendit.
Mosbesimi total, deri në pabesi ndaj njëra tjetrës, janë fjalët e vetme që i shpjegojnë marrëdhëniet e “partnerëve” të këtij koalicioni. Për tre vite qeverisje nuk kanë arritur ta prodhojnë asnjë rezultat pozitiv. Por e njëjta nuk vlen kur bëhet fjalë për rezultatet negative të tyre. Të tilla kemi mjaft. Duke filluar nga ikja e mbi njëqindmijë të rinjve nga Kosova në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, themelimi i Gjykatës Speciale, nënshkrimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e vendit, atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me Serbinë dhe marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Dhe, në vend se të mbajnë përgjegjësi për të gjitha keto rezultate negative, kanë filluar të akuzojnë njëri tjetrin dhe të gjithë të tjerët për dështimet e tyre. Madje, kanë zbritur sërish në popull për të kërkuar edhe njëherë besimin e tij. Thuajse deri më tani nuk ishin ata që e kanë qeverisur vendin!
Në fund, për tre vite me radhë vendi është udhëhequr nga një qeveri partnerët e së cilës nuk i kanë besuar asnjëherë njëri tjetrit ndërsa në anën tjetër kërkojnë nga populli t’ju besojë atyre sërish.
Për tre vite me radhë vendi është udhëhequr nga një qeveri për të cilën pas çdo matje të opinionit publik ka rezultuar se mbi 80% e qytetarëve nuk i besojnë kësaj qeverie!
Për këto dhe shumë arsye tjera, tani është koha që të gjithë ata deputet, qoftë nga mazhoranca qoftë nga opozita, të cilët për çfarëdo arsye kanë qenë dhe janë kundër këtij koalicioni, përmes Mocionit të Mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvendin e Republikës, t’i japin fund këtij modeli të qeverisjes me MOSBESIM dhe PABESI!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë