LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Korrektues: I paraburgosuri për rastin e 11-vjeçares u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij

Shërbimi Korrektues: I paraburgosuri për rastin e 11-vjeçares u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi ka mohuar se një i paraburgosur që dyshohet për rastin e 11-vjeçares është sulmuar në ambientet e paraburgimit.

Fitim Limani, avokat i njërit prej të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ka bërë të ditur se klienti i tij është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës pasi është sulmuar nga të paraburgosurit tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Po është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nga të burgosurit e tjerë dhe është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë Limani për Telegrafin.


Mirëpo zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se personi në fjalë nuk është sulmuar.

Gashi thotë se i dyshuari është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij.

“Personi në fjalë nuk është sulmuar, i njëjti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, deklaroi Gashi.

Ndryshe Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit që dyshohet se mori pjesë në dhunimin e 11-vjeçares.

Sulmohet nga të burgosurit njëri nga personat e dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, i njëjti transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë
Lexo po ashtu Sulmohet nga të burgosurit njëri nga personat e dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, i njëjti transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë.

Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës njoftoi se viktima është dërguar në një strehimore.

Dhunimi që tronditi Kosovën, reagime të ashpra nga politika e shoqëria civile
Lexo po ashtu Dhunimi që tronditi Kosovën, reagime të ashpra nga politika e shoqëria civile

Rasti u përkeqësua edhe më tej kur u mësua se gjashtë persona tjerë u arrestuan nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Për rastin më 30 gusht ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Një ditë pas dorëheqje ka dhënë edhe Ali Gashi, i cili ka udhëhequr Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Më 2 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe për dy shkarkime.

Ndërsa gjatë së dielës ka pasur përplasje mes institucioneve në lidhje me efikasitetin e institucioneve të drejtësisë për trajtimin e rasteve të përdhunimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori