LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Korrektues kundërshton supozimet e avokatit Gashi lidhur me vdekjen e Deharit

Shërbimi Korrektues kundërshton supozimet e avokatit Gashi lidhur me vdekjen e Deharit

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), duke kundërshtuar supozimet e avokatit Tomë Gashi , thekson se e vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm.

Sipas SHKK, deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në reagimin e SHKK, transmeton Telegrafi.


“Në pajtim me të gjeturat, SHKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, është institucion profesional, i paanshëm në funksion të zbatimit të ligjit. Çdo pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, para se të angazhohet në këtë shërbim, kalon me sukses trajnime, aftësime dhe prova që dëshmojnë profesionalizmin, cilësinë dhe shërbimin në pajtim me urdhëresat e brendshme dhe ligjet në fuq”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori