LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Sundimi i së drejtës, kyç për sigurinë dhe ekonominë

Sheqerinska: Sundimi i së drejtës, kyç për sigurinë dhe ekonominë

“U dëshmua se anëtarësimi në NATO dhe BE si spirancë e politikës sonë, janë shumë të rëndësishme edhe për sigurinë edhe për ekonominë e Maqedonisë. Maqedonia është shembull, ndërsa ky është mësimi nga kriza e viteve të kaluara, se shans i vetëm që shteti të jetë rezistues ndaj rreziqeve të sigurisë është qeverisja e denjë e së drejtës”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencën “Të rinjtë, paqja dhe siguria” në organizim të rrjetit rinor Y-PEER Maqedoni.

“Në rastin e Maqedonisë u dëshmua se edhe siguria dhe stabiliteti i një shteti me të vërtetë varen nga ajo se nëse institucionet funksionojnë në mënyrë të përshtatshme, nëse mediat janë të pavarura në mënyrë të hijshme, se qytetarët, megjithatë, kanë ndjenjën se në fund të procesit një lloj i drejtësisë, shtetit juridik funksionon. Me të vërtetë u dëshmua se korrupsioni dhe krimi janë një prej rreziqeve kyçe për destabilizim dhe mendoj se këtë mësim duhet ta përsërisim për arsye se shumë shpesh, madje edhe politikanë dhe analistë evropianë thoshin – për ne nuk është e rëndësishme demokracia, për ne është i rëndësishëm stabiliteti”, tha Sheqerinska.


Ajo shtoi se çështja kyçe për të rinjtë, është se si të ndikojnë ata në të gjithë procesin, ndërsa për këtë qëllim, thekson se është e rëndësishme që të angazhohen, të jenë të zëshëm dhe të mendojnë në mënyra të ndikimit më të drejtpërdrejt dhe angazhim më të madh duke e përfshirë edhe politikën.

Në konferencën dyditore 20 përfaqësues të rinj nga më shumë organizata do të debatojnë për lidhshmërinë e temës “Të rinjtë, paqja dhe siguria” me zhvillim të qëndrueshëm dhe Rezoluta 2030 e KB-së.

Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të cilat Shoqata për inovacione sociale ARNO në partneritet me Y-PEER Maqedoni i realizojnë në kuadër të planit të punës për vitin 2017 për komponentën “Të rinjtë” të Fondit për popullsi e KB-së.