Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska zbulon për herë të parë zyrtarisht se OBRM-PDUKM ka tentuar dhe tenton amnistinë, me sinjale të dërguara herë pas here në adresë të LSDM-së. Sheqerinska, në emisionin “Rruga drejt..”, theksoi se pavarësisht propozimeve konkrete për amnisti, ato nuk do ta zgjidhnin krizën politike. Sheqerinska nuk dha shumë detaje për propozimet për amnisti, të cilat kishin filluar që para një viti nga koha e faljes së presidentit Ivanov, por tha se qëllimi ka qenë i shpëtimit të kokave të një grupi të vogël zyrtarësh në OBRM, raporton Alsat M.
Gjatë muajve të kaluar kemi marrë sinjale se nëse i gjendet zgjidhje problemit të përndjekjes, atëherë të gjitha vendimet e tjera do të ishin më të lehta. Ajo që vinte te ne si informatë, ishte se bëhet fjalë për disa persona kyç, për shkak se për të tjerët mendojnë se janë dëm anësor. Ju kujtohet biseda mes Nikolla Gruevskit dhe Janakievskit. Atyre nuk iu bëhet vonë për disa nëpunës shtetëror që do mbahen përgjegjës për diçka. Ajo për të cilën besoj se janë të interesuar, është t’u ofrohet siguri njerëzve të parë dhe personave që mund të implikojnë zyrtarët e parë të OBRM-së. Por them se me këtë, nuk do të kenë dobi as Maqedonia, as qytetarët dhe as që do të kemi zgjidhje të krizës – deklaroi Radmila Shekerinska Nënkryetare e LSDM-së.
E pyetur për takime të mundshme të fshehta mes Gruevskit dhe Zaevit, Sheqerinska tha se kreu i saj nuk ka pse të takohet me Nikolla Gruevskin. Ajo i mohoi zërat për takim disa ditë më parë me liderëve, duke shtuar se këto informata burojnë nga qendra propaganduese e OBRM DPMNE-së dhe kanë për qëllim përçarjen e shumicës parlamentare.
Praktikisht, ne tërë kohës kemi kontakte me kolegët e grupeve të tjera parlamentare, por takime zyrtare ose të fshehta mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së nuk ka pasur. Mendoj se propaganda e OBRM-PDUKM-së në disa raste dëshiron të lëshojë fluska testuese të opinionit, të tilla me qëllim që të krijojnë një dozë mosbesimi mes partive pjesë të shumicës parlamentare, por edhe mes LSDM-së dhe opinionit. Për çfarë duhet të negociojmë ne me OBRM-PDUKM? Për diçka që është princip themelor në demokraci, për atë se kur i humb zgjedhjet duhet të lërë pushtetin? –tha Shekerinska.
Alsat dërgoi pyetje edhe në OBRM-PDUKM, për të konfirmuar ose hedhur poshtë zërat për komunikim të mundshëm mes Gruevskit dhe Zaevit, zëra këto që një ditë më parë, dolën edhe nga goja e BDI-së. Në emisionin “200”, deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili tha se BDI ka informata të sigurta për takim sekret mes dy krerëve të partive kryesore maqedonase.
Po e shpalosim se kemi informacione të drejtpërdrejta se megjithatë, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski kanë takime, takime direkte dhe të drejtpërdrejta – tha Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së.
Zëra për takime ka edhe në frontin tjetër, mes Gruevskit dhe Bilall Kasamit të Besës, por nga partia shqiptare thanë për ALSAT se nuk ka asgjë të vërtetë. Takimet eventuale interpretohen në opinion si një tentativë për zgjidhjen e krizës politike, pasi deri më tani, në 15 ditë të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ende nuk ka shpresë për zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit dhe zhbllokimin e proceseve demokratike. Në pikëpyetje mbetet vazhdimi i mandatit të krerëve të komunave si dhe fati i Prokurorisë Publike Speciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova