LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Maqedonia meritoi të fillojë bisedimet me BE-në

Sheqerinska: Maqedonia meritoi të fillojë bisedimet me BE-në

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në Bruksel mori pjesë në konferencën për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar zgjerimit të BE-së, integrimit dhe sfidave nga transformimi i vendeve në rajon.

Duke folur para të pranishmëve, Sheqerinska tha se në politikë në rajon shumë gjatë është arsyetimi se çështjet janë të komplikuara. “Kështu ishte edhe me marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë dhe Bullgarinë, por në vend se të arsyetohemi se është e komplikuar, punuam dhe e ndryshuam ‘status quon-në’. Arritëm ta zgjedhim edhe kontestin që zgjati 3 dekada për shkak të lidershipit dhe guximit nga të dyja anët’, tha ministrja Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se nga vera e këtij viti jo vetëm që arritëm marrëveshjen me Greqinë, por edhe e ratifikuam në Kuvend.


“Kuvendi dy herë votoi ndryshimet kushtetuese. Bëmë përpjekje për zbatimin e procesit të suksesshëm dhe jemi të vendosur në përfundim të suksesshëm”, deklaroi Sheqerinska.

Ministrja ceku se anëtarësimi në BE nuk është vetëm të plotësohet kolonat për kushtet por në fakt është transformimi i shoqërisë. “Transformim të vërtetë në më shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore është zhvilluar në procesin e bisedimit. Domethënë, ajo që kërkon Maqedonia është që të fillojë ai proces i bisedimeve”, tha mes tjerash Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori