LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Institucionet do ta tregojnë mendimin e tyre nëse nuk merret vendim në referendum

Sheqerinska: Institucionet do ta tregojnë mendimin e tyre nëse nuk merret vendim në referendum

Nëse merret vendim në referendum, ajo është e detyrueshme për institucionet, por nëse nuk merret vendimi, institucionet janë të detyruara të shprehin mendimin e tyre, tha sot Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska në përgjigje e pyetjes së gazetarëve rreth referendumit të ardhshëm mbi marrëveshjen me Greqinë, nëse ndryshimet kushtetuese do të zbatohen dhe nëse marrëveshja nuk pranohet nga qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi ynë është të përmbushim atë që premtohet, t’u japim qytetarëve mundësinë për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi BE-në, për NATO dhe mënyrën përmes së cilës do të arrijmë deri tek anëtarësimi. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të thonë haptazi nëse dikush është i bindur siç ne jemi ne të bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve dëshirojnë që vendi të normalizohet, të stabilizohet, të vendoset në atë rrugë, të dalë dhe të japë votën e tyre. Ata që besojnë se nuk është e mirë, mund të dalin dhe të japin votën e tyre. Ne e lëmë këtë vendim për qytetarët dhe u bëjmë thirrje atyre që të japin mendimin e tyre”, tha Sheqerinska pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit për bashkëpunim me dekanin e FEIT-it, Dimitar Tashkovski.

Lidhur me atë nëse është planifikuar një takim tjetër i liderëve që do t’i përkushtohej çështjes së referendumit, Sheqerinska theksoi se deri më tani kanë treguar durim të madh për diskutim në mënyrë që të harmonizohen qëndrimet.


Ajo gjithashtu theksoi se në takimin e kaluar të liderëve janë plotësuar një pjesë e madhe e kërkesave të opozitës. Pas takimit të parë të liderëve ishte caktuar një takim tjetër me përbërje më të vogël të liderëve të partive.

Sipas informacioneve të saja Kuvendi me shumë gjasa ditën e hënë do ta sjell vendimin për mbajtjen e referendumit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori