LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska dhe Dimitrov marrin pjesë në Konferencën për siguri në Munih

Sheqerinska dhe Dimitrov marrin pjesë në Konferencën për siguri në Munih

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë në Konferencën e 54-t të Sigurisë në Munih.

Sivjet në fokus të konferencës do të jenë debatet për rolin e BE-së si aktor global dhe marrëdhëniet e saj me NATO-n, SHBA-në dhe Rusinë, rreziku në rritje për rendin ndërkombëtar liberal në Lindjen e Afërt; kërcënimet nga terrorizmi, gjendja në Afrikë dhe ngjarjet politike në rajonin Sahel. Pjesëmarrësit do të debatojnë edhe për çështjet për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe për sigurinë kibernetike. Theks i veçantë do të vendoset edhe në çështjet për kontroll të armëve dhe veçanërisht të tensioneve rreth programit për armët bërthamore të Koresë së Veriut.

Ministrat e Maqedonisë do të marrin pjesë në disa panele kushtuar sigurisë transatlantike, bashkëpunimin e NATO-s dhe BE-së dhe tema të tjera, ndërsa është paraparë të realizojnë edhe disa takime dypalëshe.


Konferenca e sigurisë në Mynih është etabluar si forum udhëheqës global ku shumë liderë politikë, shefa të shteteve dhe qeverive, ministra, personalitete udhëheqës nga organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të lartë të industrisë, mediave, akademisë dhe shoqërisë civile, diskutojnë për sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori