LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do të na kushtojë rreth 1.2 milionë euro

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do të na kushtojë rreth 1.2 milionë euro

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, dje deklaroi se tarifa e regjistrimit për anëtarësimin në NATO, Maqedonisë në vit do t’i kushtojë 1.2 milionë euro.

“Sipas bisedimeve që kemi pasur në NATO, vlerësimet janë diku rreth 1.2 milionë euro, shumë me të cilat Maqedonia do të kontribuojë në buxhetin e NATO-s. Kjo nuk është shumë e madhe. Fakt është se investimi më i madh në NATO, është investimi në mbrojtjen tonë dhe ushtrinë tonë, ndërsa këto harxhime nuk janë harxhime që varen nga buxheti i një shteti”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo njoftoi se pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO, do të vijojë rritja e personalit të Misionit të Maqedonisë me seli në Aleancë, për shkak të rritjes së vëllimit të punës.


Sheqerinska tha se muajin e ardhshëm për herë të parë pas një kohe të gjatë, Maqedonia do të dërgojë përfaqësuesin e saj në komandën në Mons, në mënyrë që të përmirësohen lidhjet ushtarake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori