Shënon CR7, fiton Reali

Real Madridi në këtë ndeshje hyri i relaksuar pasi kishte avantazhin prej dy golave nga ndeshja e parë.
Rezultatin e zhblokoi Cristiano Ronaldo në minutën e 21-të, pas një gjuajtje të lirë të cilën nuk arriti ta ndalë portieri kundërshtar.
Angel Di Maria në pjesën e dytë e realizoi golin e dytë dhe të fitores, i cili edhe e vulosi fitoren e mysafirëve.
Me këtë fitore Real Madridi kualifikohet në çerekfinale të Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm 4-0. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































