Shënohet rritje e rasteve me COVID-19, 42 qytetarë rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2 mijë e 987 teste të kryera, 42 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,613.
Në total numri i rasteve aktive është 195.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.
Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































