Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kujtuar me mirënjohje të thellë dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit, shkruan Telegrafi.
“Në këtë ditë të shenjtë për historinë e kombit tonë, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka thënë Idrizi.
Idrizi ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për çdo brez që vjen.
“Ata na mësojnë se liria nuk është dhuratë, por amanet i shenjtë që duhet ruajtur me përgjegjësi e përkushtim. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































