Shënohet 80-vjetori i veprimtarisë së fotografit dhe poetit, Nesim Ispahiu

Mjeshtri i fotografisë dhe poeti nga Vushtrria, Nesim Ispahiu sot ka shënuar 80-vjetorin e veprimtarisë së tij artistike.
Për të shënuar këtë moment është mbajtur një program brenda ambienteve të Kalasë së Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se me anë të këtij programi “kanë udhëtuar” nëpër kujtime e histori të punës së Ispahiut.
“Në programin ‘Vushtrria Ime’, të zhvilluar në ambientet historike të Kalasë së Vushtrrisë, udhëtuam bashkë nëpër kujtime, emocione dhe histori të ruajtura me dashuri nëpërmjet objektivit të një njeriu që i ka dhënë shpirt qytetit tone”, ka thënë Idrizi.
Idrizi e ka falënderuar mjeshtrin e fotografisë dhe poetit, Nesim Ispahiu për kontributin e dhënë për gjithë këto vite. /Telegrafi/





















































