LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Maqedonisë

Shënohet 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Maqedonisë

Mbrëmë zv.ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, ka marrë pjesë në organizimin solemn nga ana e ambasadores së Zvicrës në Shkup Sibil Zuter, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Zvicrës.

Në këtë ngjarje u theksuan marrëdhënet miqësore mes dy vendeve, si dhe mbështetja që Zvicra i jep Maqedonisë në hapat e saj për zhvillimin e ekonomisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e ambientit jetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“U diskutua edhe për rolin e diasporës së Maqedonisë në Zvicër me mbi 80 mijë persona, si urë mes dy vendeve. Zuter dhe Zhernovski e përsëritën dëshirën për dialog politik më intensiv dhe këmbim ekonomik, si dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Maqedonia dhe Zvicra kanë vendosur marrëdhënie diplomatike dhe konsullare më 31 janar të vitit 1994. Prej atëherë Zvicra njihet si një nga partnerët më të mëdha për bashkëpunim me Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori