Thonë që dashuritë më të bukura janë ato të cilat zhvillohen nga miqësia… këto janë shenjat që miqësia juaj po shkon në atë drejtim
Tashmë një kohë të gjatë jeni miq, njëri-tjetrit ia tregoni të gjitha, madje edhe me kë takoheni dhe kush ju pëlqen. Dhe ndodh përnjëherë, që të shfaqet ai ndryshim të cilin ju nuk e keni kuptuar.
Miqësia juaj merr formë të re dhe gjithnjë e më shumë i ngjan lidhjes romantike. Mirëpo, assesi që të filloni lidhjen sepse nuk jeni të sigurt që ai ose ajo ndaj jush ndjen më shumë se miqësia?
Këto janë shenjat e sigurta që tek ju sheh më shumë se mikun, transmeton Telegrafi.
Miqtë tuaj fillojnë t’ju gërgasin
Çdo herë kur jeni diku bashkë në shoqëri, dikush nga miqtë tuaj të përbashkët si me shaka thotë sa do të dukeshin bashkë si çift, sa jeni të ngjashëm? Është më se e mundshme që miqtë tuaj atë shkëndijë ndërmjet jush e kanë vërejtur edhe para se ju të keni kuptuar se çfarë po ndodh!
Çdo ditë bisedoni në telefon, më së shpeshti para se të flini gjumë
As që keni mundur ta vëreni, që dy të dy keni filluar të bisedoni çdo ditë? Madje ato janë biseda të gjata, bisedoni për çdo gjë dhe gjithçka” dhe fshehurazi kënaqeni në këto biseda. Bisedoni për atë se si e keni kaluar ditën, çfarë po bëni në atë moment…
Me kalimin e kohës, filloni që mezi të prisni këto biseda me “mikun” tuaj, ndërkaq dita e cila kalon pa biseduar është thjesht monotone.

Spontanisht njëri-tjetrit i ngjitni nofka
Në mënyrë të pavetëdijshme keni filluar disi t’i bëni komplimente njëri-tjetrit, si për shaka. Dhe të dy deri tani vëreni, mirëpo heshtni, që atë tjetrin të mos e vini në situatë të pakëndshme.
Thjesht, shkriheni çdo herë kur ju thërret me ndonjë nofkë me të cilën vetëm ai ose ajo ju thërret…
Ledhatimet spontane
Pa marrë parasysh a keni shikuar bashkë ndeshjen e futbollit apo filmin në kinema, shëtisni në park apo bëni diçka tjetër, mirëpo ato fora ortakllëku pa vërejtur janë shndërruar në mbajtje të këndshme për dore, përqafim “spontan”, ulje në prehër.
Me kalimin e kohës do të rritet edhe në atë përqafim të gjatë i cili pashmangshëm çon në puthje në ballë dhe pastaj edhe në atë puthjen “e vërtetë” – sepse, të gjithëve tashmë u është e qartë që ju të dy nuk jeni vetëm miq…/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

Ditët kur femrat janë më të disponuara për marrëdhënie intime

Si të zgjatni më shumë në shtrat

Orgazma ka efektet e saj anësore? Zbuloni nëse jeni edhe ju të pafat!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës