LAJMI I FUNDIT:

Shembet një pjesë e murit e Fakultetit të Filologjisë, flasin nga Rektorati i UP-së

Shembet një pjesë e murit e Fakultetit të Filologjisë, flasin nga Rektorati i UP-së

Komisioni mbikëqyrës i punimeve në kuadër të projektit “Drenazhimi, kanalizimi, ujësjellësi në Filologjik, FSHMN, Filozofik”, së bashku me kompaninë përgjegjëse, kanë dalë në terren si dhe kanë zhvilluar takimet e nevojshme për shembjen e një pjese të murit të objektit të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, i cili gjendet në ndërtesën e njëjtë me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore.

Kështu thuhet në një përgjigje dërguar Telegrafit, nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Sipas përgjigjes së tyre të njëjtit do të përcjellin konkluzionet dhe propozimet e tyre për sanim të dëmeve të shkaktuara.


Shembet një pjesë e murit e Fakultetit të Filologjisë
Lexo po ashtu Shembet një pjesë e murit e Fakultetit të Filologjisë

“Ju informojmë që komisioni mbikëqyrës i punimeve në kuadër të projektit ‘Drenazhimi, kanalizimi, ujësjellësi në Filologjik, FSHMN, Filozofik’, së bashku me kompaninë përgjegjëse, kanë dalë në terren si dhe kanë zhvilluar takimet e nevojshme. Të njëjtit do të përcjellin konkluzionet dhe propozimet e tyre për sanim të dëmeve të shkaktuara”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit të UP-së.

Siç ka raportuar sot Telegrafi, është shembur njëra anë e ndërtesës së këtij fakulteti.

Në këtë objekt është po ashtu edhe dhoma e herbariumit, ku ruhen ekzemplarët e fakultetit të Bujqësisë, nga vitet e 60-ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori