Shembet çatia e një shkolle në Indi, të paktën shtatë nxënës humbën jetën

Të paktën shtatë fëmijë kanë humbur jetën dhe 26 janë plagosur këtë mëngjes, kur u shemb një pjesë e një shkolle publike në perëndim të Indisë.
Aksidenti ndodhi ndërsa nxënësit ishin në klasë, tha Nand Kishor, një zyrtar policie i shtetit indian Rajasthan, raporton dw.
Rreth 60 nxënës, mësues dhe staf shkollor ndodheshin në shkollë kur u shemb një pjesë e çatisë së ndërtesës, njoftuan mediat lokale.
Banorët u drejtuan menjëherë në vendin e aksidentit për të ndihmuar të lënduarit, të cilët u dërguan në institucionet mjekësore në distriktin Dalwara, rreth 320 kilometra larg Jaipurit, kryeqytetit të Rajasthanit.
Kjo zonë është prekur gjithashtu nga shirat e fortë gjatë ditëve të fundit. Ministri i Arsimit i këtij shteti njoftoi se do të hapet një hetim i lartë nivelit për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Shkollat publike në Indi përballen me mungesë kronike financimi. Prindërit dhe nxënësit ankohen për gjendjen e keqe të shumë institucioneve shkollore, mungesën e stafit mësimor dhe kushteve bazë si tualetet dhe uji i pijshëm.
Ndryshe, në vitet e fundit kushtet janë përmirësuar në zonat urbane, por zhvillimi i zonave rurale është i ngadaltë. /Telegrafi/


















































