LAJMI I FUNDIT:

Shefja e vaksinimit në Shqipëri flet për personat që do të vaksinohen me “Pfizer”

Shefja e vaksinimit në Shqipëri flet për personat që do të vaksinohen me “Pfizer”

Erida Nelaj, shefe e vaksinimit në ISHP tha për Euronews Albania se me ardhjen e 60 mijë dozave të reja të vaksinës kineze ‘Sinovac’ janë shpërndarë të gjitha sasitë për të plotësuar dozat e dyta në të gjithë vendin.

E pyetur lidhur me individët që po vaksinohen aktualisht me vaksinës ‘Pfizer’, Nelaj bëri me dije se po veprohet në bazë të një liste të përpiluar nga mjekët e familjes për individë me probleme të theksuara shëndetësore.

“Persona me dializë, që kanë kryer transplant të organeve, ndërkohë që janë përshirë edhe ata që janë me kimio, pasi ka studime që thonë se kjo është vaksina që mund të përdoret në këto raste. Me radhë do të fusim edhe kontingjent të tjerë. Në rastin e vaksinës ‘Pfizer’ nuk po shohim moshën, por sëmundjet që kanë, probleme imunitare janë listuar dhe po bëhen gradualisht”, tha Nelaj.


Nelaj theksoi se paralelisht vijon në të gjithë vendin vaksinimi me dozat e para të ‘Astrazeneca’, ‘Pfizer’ dhe ‘Sputnic V’.

Ajo sqaroi se vonesa e krijuar me dozën e dytë të vaksinës kineze ishte brenda parashikimeve dhe nuk sjell asnjë problem për individin që ka bërë ndërkohë dozën e parë. Ndërkohë që sipas znj. Nelaj, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për vaksinën “Astrazeneca”, doza e dytë e të cilës do të aplikohet në muajin qershor, kur të mbërrijnë dozat e tjera në bazë të marrëveshjes me COVAX.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori