Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, priti të martën në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneral brigade, Arben Kingji, i cili shprehu mirënjohje të lartë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.
Sipas një njoftimi për media, gjeneral Kingji ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi bilateral mes dy forcave tona të thellohet edhe në fusha të tjera ushtarake, që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja për FSK-në.
Ndërkaq, pas takimit në mes të Gjeneral Jasharit dhe gjeneral Kingjit si dhe dy delegacioneve respektive, gjeneral Kingji u prit në takim të veçantë edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Siç bëhet e ditur në njoftim ministri Mehaj i shprehu gjeneral Kingjit falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për Republikën e Shqipërisë për mbështetjen vëllazërore të ofruar në të gjitha periudhat e ndërtimit, zhvillimit si dhe në të gjitha të arriturat e deritashme të vendit, sikur edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Gjithashtu, Ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e madh të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe më gjerë me pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, e shumë të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e fuqishme në kuadër të KFOR-it në vendin tonë.
Ndër të tjera, Ministri Mehaj ritheksoi edhe rëndësinë shumë të madhe që ka mbështetja e Ministrisë dhe Forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.
Në kuadër të vizitës, Gjeneral Kingji gjithashtu ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me të arriturat e deritashme, sfidat dhe aktivitetet e planifikuara të FSK-së për të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët