Shefi i SHM të ushtrisë së Polonisë për vizitë në ARM
Shefi i Shtatmadhorës (SHM) të Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Polonisë, gjenerali Mjeçesllav Goçull, prej sot qëndron për vizitë në Armatën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Delegacioni i FA të Polonisë do të ketë takim me shefin e SHM të ARM-së gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski, me ç'rast do të pasojnë biseda zyrtare për situatën aktuale të sigurisë në rajon, para se gjithash kriza me emigrantët.
Gjatë qëndrimit në Maqedoni, gjenerali Goçull do të pritet edhe nga komandanti suprem i FA të RM-së Gjorge Ivanov, ku do ta vizitojnë kufirin Maqedoni-Greqi dhe Qendrën për trajnim të pilotëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























