LAJMI I FUNDIT:

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së kundërshton propozimin e Qeverisë për mbyllje totale të vendit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së kundërshton propozimin e Qeverisë për mbyllje totale të vendit

Qeveria e Kosovës pritet që sot gjatë ditës të marrë vendim për masat e reja antiCOVID-19.

Kryeministri, Avdullah Hoti dje ka paralajmëruar mbyllje totale, e kundër një gjëje të tillë ka dalë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi në një konferencë për media pas dështimit të seancës ku pritej votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje, tha se qytetarët dhe ekonomia kosovare nuk do të mund ta përballonin edhe një mbyllje tjetër.


“Unë personalisht mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, ekonomia dhe qytetarët e Kosovës e kanë shumë të vështirë që ta përballojnë edhe një mbyllje. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ketë sa më pak masa që janë të mundshme, por ato qka janë të domosdoshme duhet të ndërmerren”, tha Gashi.

AAK-ja kundër mbylljes totale të vendit, thirrje Qeverisë të rishikoj masat antiCOVID-19
Lexo po ashtu AAK-ja kundër mbylljes totale të vendit, thirrje Qeverisë të rishikoj masat antiCOVID-19

Kundër mbylljes totale të vendit ka dalë edhe partneri i koalicionit qeverisës, AAK.

“Grupi parlamentar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i bën thirrje qeverisë që ti rishikojë masat e parapara për mbyllje totale. Të nderuar kolegë të Qeverisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër mbylljes totale të vendit për arsye të menaxhimit të Pandemisë. Ne mendojmë që duhet të shfrytëzohen alternativat e mundësive të mbrojtës së shëndetit publik duke ruajtur edhe ekonominë e vendit e cila edhe ashtu është dëmtuar shumë”, ka thënë deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në konferencë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori