LAJMI I FUNDIT:

Shefi i CIA-s thotë se WikiLeaks ishte shfrytëzuar nga inteligjenca ruse

Shefi i CIA-s thotë se WikiLeaks ishte shfrytëzuar nga inteligjenca ruse

Drejtori i agjencisë amerikane CIA, Mike Pompeo, e ka kritikuar organizatën, WikiLeaks, dhe themeluesin e saj dhe i ka akuzuar se ishin “agjenci armiqësore e inteligjencës”, që ishte përdorë nga inteligjenca ushtarake ruse, për përzierje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Këto komente të djeshme të Pompeos në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington, ishin pasqyrim i mendimeve për një kohë të gjatë në mesin e ligjvënësve dhe politikbërësve amerikanë për WikiLeaksin dhe themeluesin e saj, Julian Assange.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, kjo organizatë në Internet i ka publikuar emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe të shefit të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton.


Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, në muajin janar, thanë se sulmet kibernetike kishin për qëllim dëmtimin e Clintonit dhe përfitim për Donald Trumpin, i cili përfundimisht i fitoi zgjedhjet.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, dhe agjencinë udhëheqëse të sigurisë në Rusi, FSB, se ishin të involvuara në sulmet kibernetike dhe në ndërhyrje të tjera lidhur me zgjedhjet.

Trump, nga ana e tij e pati mbështetur WikiLeaksin gjatë fushatës, duke thënë se kishte kënaqësi që i ka publikuar emailat e Hillary Clintonit.

Në trend Botë

Më shumë
Portreti i djalit nga Gaza, i cili humbi të dy krahët në sulmin izraelit, është zgjedhur Fotoja e Vitit në World Press për vitin 2025

Portreti i djalit nga Gaza, i cili humbi të dy krahët në sulmin izraelit, është zgjedhur Fotoja e Vitit në World Press për vitin 2025

Botë
Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Serbia
Aeroplani bën ulje emergjente në Denver për shkak të një lepuri në motor

Aeroplani bën ulje emergjente në Denver për shkak të një lepuri në motor

Amerika
Zbulim historik, shenja të forta jete gjenden në planetin e largët përtej sistemit tonë diellor

Zbulim historik, shenja të forta jete gjenden në planetin e largët përtej sistemit tonë diellor

Botë
Trupat rumune simulojnë “luftën urbane” në Bukuresht për të rritur gatishmërinë ushtarake

Trupat rumune simulojnë “luftën urbane” në Bukuresht për të rritur gatishmërinë ushtarake

Rumania
Alarmohet Australia - rusët duan bazën e rëndësishme në kufi të saj?

Alarmohet Australia - rusët duan bazën e rëndësishme në kufi të saj?

Botë
Kalo në kategori