LAJMI I FUNDIT:

Shefi i CIA-s: Bisedimet SHBA-Kore Veriore nuk janë vetëm spektakël

Shefi i CIA-s: Bisedimet SHBA-Kore Veriore nuk janë vetëm spektakël

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo, ka thënë se takimi në mes të Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, nuk është vetëm për spektakël, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Presidenti Trump nuk është duke e bërë këtë për spektakël. Ai do ta zgjidhë një problem”, ka thënë Pompeo për Fox News.

Shtetet e Bashkuara presin që Koreja Veriore të ndalojë të gjitha testimet raktetore dhe ato bërthamore deri në kohën e mbajtjes së takimit, ka thënë Pompeo dhe Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin.


Pompeo ka thënë se do të vazhdojnë stërvitjet ushtarake amerikane rreth Gadishullit Korean.

Ai ka thënë se Koreja Veriore duhet të tregohet e gatshme për të diskutuar “denuklearizim komplet dhe të verfikuar” të arsenalit të saj.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë sanksionet ekonomike kundër këtij shteti para mbajtjes së takimit, të planifikuar për muajin maj.

Pas disa muajve të tensioneve të përshkallëzuara për shkak të programit raketor dhe atij bërthmor të Koresë Veriore, Trump ka vendosur të jetë presidenti i parë amerikan që takohet me liderin verikorean. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori