LAJMI I FUNDIT:

SHBA teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”

SHBA teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”

Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”, provë e shtyrë për të shmangur shkallëzimin e tensioneve me Kinën, gjatë manovrave që Pekini kreu pranë brigjeve të Tajvanit.

Prova me raketë tregon “gatishmërinë e forcave bërthamore amerikane dhe tregon besim në forcën goditëse dhe efektshmërinë e politikës amerikane të frenimit bërthamor”, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane.

Zyrtarët thanë se në të kaluarën janë kryer rreth 300 prova të kësaj natyre, dhe e tanishmja nuk lidhet me ndonjë zhvillim të caktuar ndërkombëtar.


Në muajin prill ushtria amerikane anuloi një tjetër provë me raketën ndërkontinentale për të ulur tensionet bërthamore, ndërsa Rusia po kryente sulmin në Ukrainë.

Raketa “Minuteman 3”, prodhim i firmës Boeing, e aftë të pajiset me mbushje bërthamore, është një nga raketat kryesore të arsenalit bërthamor amerikan.

Ajo ka një rreze prej mbi 9600 kilometrash dhe lëviz me një shpejtësi mbi 24 mijë kilometrash në orë. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori