SHBA-të do t'i japin fund sanksioneve ndaj Sirisë - Trump thotë 'fat të mbarë'

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se planifikon t'i heq sanksionet ndaj Sirisë pas bisedimeve me Mohammed bin Salman dhe udhëheqësin turk Recep Tayyip Erdogan.
Kjo vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë zbuloi se presidenti amerikan do të takohet nesër me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, transmeton Telegrafi.
Trump tha se sanksionet amerikane ndaj Sirisë, të vendosura gjatë sundimit të ish-diktatorit Bashar al Assad, ishin "brutale dhe shkatërruese", por kryenin një "funksion të rëndësishëm" në atë kohë.
"Por tani është koha e tyre për të shkëlqyer. Është koha për të shkëlqyer. Po i heqim të gjitha. Fat të mbarë Siri, na trego diçka shumë të veçantë ", tha ai.
Dje, Trump la të kuptohej se mund ta "ndihmonte Sirinë" sepse sanksionet aktuale ndaj vendit "nuk u japin shumë përparësi". /Telegrafi/



















































