LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake në vitet e fundit

SHBA-të dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake në vitet e fundit

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që po konsiderohen si më të mëdhatë në vitet e fundit.

Pritet që të tregohet fuqia ushtarake dhe të rriten edhe më shumë tensionet me Korenë e Veriut, e cila muajve të fundit po bën lëvizje çdo herë e më agresive, transmeton Telegrafi.

Stërvitjet ushtarake po quhen Ulchi Freedom Shield, dhe po interpretohet si porosi për aleatin se janë të vendosur të vazhdojnë stërvitjet e mëdha ushtarake, pasi që ishin shtyrë për kohë të pacaktuar duke i dhënë hapësirë marrëveshjes për armët bërthamore me Korenë e Veriut apo për shkak të COVID-19.


Detajet e operacionit nuk janë bërë të ditura, por më herët stërvitjet ushtarake përfshinin dhjetëra mijëra ushtarë dhe një numër të madh të aeroplanëve, luftanijeve dhe tankeve.

Në kumtesën e përbashkët të dy ushtrive thuhet se stërvitjet janë si kundërpërgjigje ndaj testimeve të shumta të raketave nga shteti fqinj – Koreja e Veriut.

Në stërvitje do të simulohen sulmet e përbashkëta, dërgimi i ndihmës, armëve dhe derivateve në njësitë më të angazhuara, si dhe demonstrohet shkatërrimi masiv i armëve.

Stërvijet e vitit 2019 ishin shtyrë pas samitit të parë të Donald Trumpit me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor.

Ky veprim i Trumpit ishte parë si tentim që ta bindë Kimin, që të heq dorë nga programi i tij i armëve bërthamore dhe të ndjekë rrugën diplomatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori