SHBA-të kanë dërguar aeroplanin më të madh cisternë në botë Boeing 747-400 në shtetin e Amerikës së Jugut, për të fikur vatrat e zjarrit në Amazonë.

B747-400 SuperTanker futet në kategori më aeroplanin Very Large Airtanker (VLAT) që përdoren për fikjen e zjarrit në SHBA, dhe që ka kapacitet të rezervuarve me ujë prej 80 mijë litra ujë, transmeton Telegrafi.


2 107

Ai është parë duke ateruar në Bolivi nga ku do të futet në aksion, ndërkaq në anën tjetër presidenti bolivian Evo Morale, ka njoftuar se kishte kërkuar angazhimin e aeroplanit Boeing 747 SuperTanker për të fikur zjarret në zonën Chiquitania.

Malet e Amazonës shtrihen në tetë shtete përfshirë edhe Bolivinë, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre maleve gjenden në Brazil. Ato shpesh quhen "mushkëritë e planetit tonë" që prodhon afro 20% të oksigjenit në botë. /Telegrafi/