“Asnjë sanksion ekonomik ndaj Koresë së Veriut nuk do të anulohet derisa vendi i izoluar të tregojë çarmatosjen e plotë bërthamore”.
Kështu deklaroi sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo gjatë një konference për shtyp me homologët e tij japonezë dhe koreanojugorë në Seul. Komentet e Pompeos vijnë dy ditë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong un, takim që ngriti më shumë pyetje se solli përgjigje. Për këtë arsye Pompeo udhëtoi nga Singapori drejt Seulit për të informuar aleatët rajonalë të SHBA për samitin, por edhe për vendimin e papritur të presidentit Trump për t’i dhënë fund stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut.
Pompeo mohoi raportet se Trump dhe Kim ranë dakord për një proces hap pas hapi për çmontimin e programit bërthamor, diçka që linte të kuptohej se SHBA do të bënte lëshime gjatë rrugës. Sipas tij, SHBA kërkon çarmatosje të plotë dhe të verifikueshme bërthamore.
Kim Jong Un e kupton urgjencën dhe se duhet ta bëjmë këtë shpejt-deklaroi Pompeo. Ministri i Jashtëm i japonisë Taro Kono e cilësoi samitin nisjen e një procesi sfidues, duke thënë se tre vendet duhet të bashkëpunojnë ngushtë.
Në të njëjtin kuadër, ministrja e jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-ëha i bëri jehonë fjalëve të Trump dhe tha se lidhja me Uashingtonit dhe Seulit është më e fortë se kurrë. Po kështu u shpreh edhe presidenti korean Moon Jae -in, i cili tha se bota përmes samitit shmangu luftën, duke i bërë jehonë vlerësimit të Donad Trump për takimin me Kim Jong un. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit