LAJMI I FUNDIT:

SHBA pret që Turqia të vendosë për lejimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO përpara korrikut

SHBA pret që Turqia të vendosë për lejimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO përpara korrikut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të mërkurën se është e rëndësishme që Turqia të vendosë të lejojë Suedinë në NATO “më shpejt sesa vonë”, duke thënë se ai “ndihet i sigurt” se kjo do të ndodhë përpara samitit të aleancës në Lituani në korrik.

Dhe të njëjtin optimizëm ka shprehur edhe ministri suedez i Mbrojtjes, Pål Jonson, i cili tha se shpreson që vendi i tij të lejohet në aleancë deri në verë, përcjell Telegrafi.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të avokojmë për pranimin tuaj të shpejtë në NATO dhe do të punojmë shumë për ta bërë këtë përpara samitit”, ka thënë Austin të mërkurën.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtoi se anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë aleancën më të fortë dhe kontinentin më të sigurt në një kohë vendimtare për sigurinë evropiane.

Austin dhe Jonson po flisnin me gazetarët pranë porteve në bazën detare Musko, ku zyrtari amerikan vëzhgoi marinsat suedezë në anije të vogla luftarake që kryenin një stërvitje zbarkimi.

Ai ishte vizita e parë e një shefi të mbrojtjes amerikane që nga viti 2000, kur sekretari i atëhershëm William Cohen vizitoi këtë vend.

Përpjekja e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n ka ngecur për shkak të kundërshtimit të Turqisë dhe Hungarisë, ndërsa Finlanda – e cila kërkoi të bashkohej me aleancën në të njëjtën kohë me vendin fqinj skandinav në maj të vitit të kaluar – u bë zyrtarisht anëtari më i ri i NATO-s më 5 prill, vetëm ditë pasi Turqia dhe Hungaria ratifikuan kërkesën e Helsinkit.

Një votim unanim i të 31 anëtarëve të NATO-s kërkohet për të pranuar anëtarë të rinj, një rregull që tani po e pengon Suedinë të bashkohet me aleancën.

Turqia e akuzon vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që ajo i konsideron si organizata terroriste.

Presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Ankaraja ka nevojë për garanci të mëtejshme përpara se të japë miratimin përfundimtar për Suedinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit

Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit

Amerika
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad

Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad

Serbia
Kalo në kategori