LAJMI I FUNDIT:

SHBA porosit Korenë Veriore: Nuk dëshirojmë konflikt

SHBA porosit Korenë Veriore: Nuk dëshirojmë konflikt

Ambasadorja e SHBA-ve pranë Kombeve të Bashkuara, Nikky Haley ka porositur të mërkurën Korenë Veriore se shteti i saj nuk dëshiron konflikte dhe se as Koreja Veriore nuk duhet t’i fillojë ato.

Ajo u ka thënë gazetarëve se “topi” është në anën e Koresë Veriore dhe se tash u takon atyre të ndërmarrin hapa.

Diplomatja amerikane theksoi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë duke punuar në një deklaratë për t’u përgjigjur ndaj lansimit të dështuar të raketës së Koresë Veriore.


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u tha mediave se organizata që ai drejton mbështet plotësisht përpjekjet e të gjitha shteteve për të siguruar që Koreja Veriore të mos arrijë kapacitetet që do ta shndërronin atë në një kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjer.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit për programin nuklear të Koresë Veriore, më 28 prill, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori