Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbështesin një iniciativë të Organizatës Botërore të Tregtisë për të hequr mbrojtjen ndaj pronës intelektuale për vaksinat kundër coronavirusit.
India dhe Afrika Jugore kanë bërë fillimisht këtë propozim, duke besuar se përmes tij do të mund të rritej prodhimi i vaksinave në gjithë botën.
Mirëpo prodhuesit e vaksinave kanë thënë se një vendim i tillë mund të mos japë rezultatin e duhur.
Përfaqësuesja amerikane për Tregti, Katherine Tai ka thënë se “kohërat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme”.
Ajo ka paralajmëruar se anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë do t’iu marrë kohë që të arrijnë pajtueshmëri për këtë çështje.
India dhe Afrika Jugore kanë ngritur më së shumti zërin për këtë gjë, në mesin e 60 shteteve, të cilat përgjatë gjashtë muajve të fundit kanë tentuar të marrin patentën për vaksina.
Në fillim, ky propozim është kundërshtuar ashpër nga administrata e kaluar amerikane e Donad Trumpit, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.
Mirëpo pasardhësi i Trumpit, presidenti amerikan Joe Biden ka ndjekur rrugë tjetër.
Ai ka përkrahur vendimin për pezullim të patentave në fushatën presidenciale të vitit 2020 dhe ka përsëritur një gjë të tillë të mërkurën.
Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka quajtur këtë deklaratë “moment të rëndësishëm”, në luftën kundër COVID-19, sëmundja që shkakton coronavirusi.
Çfarë nënkupton heqja e patentës?
Mbështetësit thonë, se nëse arrihet pajtueshmëri për heqje të patentave, atëherë prodhimi i vaksinave do të rritet dhe do të ketë më shumë doza për shtetet më pak të pasura.
Shumë shtete në zhvillim kanë thënë se rregullat që kërkojnë shtetet e fuqishme për të mbrojtur patentat dhe forma tjera të pronës intelektuale përbëjnë pengesë për rritje të prodhimit të vaksinave dhe produkteve tjera të nevojshme për luftim të pandemisë.
Cilat kanë qenë reagimet?
Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka quajtur vendimin e SHBA-së “historik”, në luftën kundër COVID-19.
Mirëpo kompanitë farmaceutike kanë kundërshtuar këtë gjë, duke insistuar se patentat nuk përbëjnë pengesë kryesore dhe kanë paralajmëruar se një hap i tillë mund ta dëmtojë inovacionin.
Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve Farmaceutikë e ka quajtur vendimin e SHBA-së “zhgënjyes”.
“Heqja e patentës është përgjigje e gabuar në një problem të tillë kompleks”, ka thënë grupi me bazë në Gjenevë.
Mjeku Amesh Adalja nga Qendra për Siguri Shëndetësore në Johns Hopins, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuteres se heqja e patentës është e njëjtë me “shpronësim të pronës së kompanive farmaceutike, inovacioni dhe investimet financiare të të cilave kanë bërë të mundur krijimin e vaksinave COVID-19 në radhë të parë”.
A ka shembull paraprak për këtë gjë?
Dy dekada më parë, Mozambiku, Zambia dhe Zimbabveja kanë lëshuar licenca të detyrueshme për ilaçet për HIV/AIDS, të përcjella nga Indonezia, Malajzia dhe Brazili, çka ka nënkuptuar se qeveritë kanë pasur mundësi të pezullojnë të drejtat e pronës intelektuale pa lejen e pronarit.
Ky vendim, që është marrë pas diskutimeve të dështuara me kompanitë farmaceutike, ka ndikuar në ulje të çmimit të ilaçeve për AIDS dhe ka rritur qasjen në to.
Përkrahës të kësaj ideje në Afrikë të Jugut dhe Indi shpresojnë që një vendim i njëjtë tani mund të ndikojë në rritje të përgjigjes kundër coronavirusit në vendet e neglizhuara. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri