Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 35 vende të Senatit, si dhe për 36 poste guvernatorësh shtetesh dhe pozita të tjera shtetërore.
Analistët mendojnë se nata e 8 nëntorit do të jetë e gjatë, ndërsa pritet për të kuptuar nëse republikanët apo demokratët do të marrin kontrollin e Kongresit.
Republikanët do të duhet të fitojnë pesë vende më shumë se kanë aktualisht në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një vend më tepër në Senat për të marrë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.
Hulumtuesit jopartiak të zgjedhjeve dhe anketat e opinionit publik sugjerojnë se republikanët kanë një mundësi mjaft të mirë për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa gara për Senat do të jetë e ngushtë.
Një valë masive e mbështetjes republikane mund të çojë në shpalljen e fitores disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Ndërsa dhjetëra gara pritet të jenë me rezultate të ngushta, dhe shtetet kryesore si Pensilvania që tashmë po paralajmërojnë se mund të duhen ditë për të numëruar çdo votë, ekspertët thonë se ka gjasa që nata e 8 nëntorit të mbyllet pa e ditur se kush ka fituar.
“Kur bëhet fjalë për daljen e rezultateve, ne duhet të largohemi nga të folurit për ditën e zgjedhjeve dhe në vend të kësaj të mendojmë për javën e zgjedhjeve”, thotë Nathan Gonzales, i cili boton buletinin jopartiak Inside Elections.
Rezultatet paraprake do të dalin bazuar në shpejtësinë e numërimit nga shtetet të votave me postë.
Meqenëse demokratët votojnë me postë, më shpesh se republikanët, shtetet që lejojnë zyrtarët të numërojnë më herët votat me postë, mund të njoftojnë për epërsi të madhe të demokratëve që fillon e zbehet ndërsa numërohen votat e shumta republikane të hedhura ditën e zgjedhjeve.
Në shtete si Florida dhe Karolina e Veriut, zyrtarët zgjedhorë lejohen të numërojnë votat me postë para ditës së zgjedhjeve, çka mundëson daljen e shpejtë të rezultatit.
Disa shtete, si Pensilvania dhe Uiskonsin-i, nuk lejojnë hapjen e zarfeve me fletët e votimit deri në ditën e zgjedhjeve. Kjo do të thotë se votat e hedhura atë ditë mund të nxjerrin në avantazh përkohësisht republikanët, deri në numërimin më pas të votave me postë që zakonisht favorizojnë demokratët. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?