Zyrtarët zgjedhorë në Arizona dhe Nevada po vazhdojnë të premten të numërojnë qindra-mijëra fletë votimi që mund të përcaktojnë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara, një proces që sipas tyre mund të zgjasë për ditë të tëra.
Nëse as demokratët as republikanët nuk i fitojnë të dyja këto shtete, ndarja e barabartë do ta transformonte balotazhin e 6 dhjetorit në Xhorxhia në një betejë për Senatin, dhoma e Kongresit që voton për kandidatët e gjyqësorit të presidentit Joe Biden.
Në luftën për Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët po i afrohen marrjes së kontrollit nga demokratët e Bidenit.
Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve do t’u jepte republikanëve të drejtën e vetos mbi programin legjislativ të zotit Biden, si edhe mundësinë që të nisin hetime që mund të jenë të dëmshme për administratën e tij.
Republikanët kishin siguruar të paktën 211 nga 218 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve që u nevojiten për shumicën të enjten vonë, ndërsa demokratët kishin fituar 197. Kjo lë 27 gara ende të papërcaktuara, përfshirë disa gara të ngushta.
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka njoftuar se do të kandidojë për postin e kryetarit nëse republikanët marrin shumicën, një rezultat që ai e ka përshkruar si të pashmangshëm.
Demokratët frenuan një “valë të kuqe” republikane që ishte parashikuar para zgjedhjeve.
Republikanët kishin kritikuar zotin Biden për rritjen e inflacionit dhe rritjen e nivelit të krimit.
Presidenti demokrat i karakterizoi zgjedhjet si një luftë për të shpëtuar demokracinë pasi kandidatët republikanë mbështetën pretendimin e rremë të ish-presidentit Donal Trump se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat zoti Biden i fitoi, ishin të manipuluara.
Demokratët i etiketuan republikanët si ekstremistë, duke përmendur mes të tjerash si argument vendimin e Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin.
Disa nga kandidatët e mbështetur nga zotit Trump humbën gara të rëndësishme të martën, duke bërë që disa republikanë të fajësojnë stilin e tij përçarës për rezultatet zhgënjyese të partisë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame