LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon të adresohet “sjellja shkatërruese” e Iranit

SHBA kërkon të adresohet “sjellja shkatërruese” e Iranit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Nikki Haley, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ndjekë shembullin e SHBA-së dhe të adresojë, siç tha ajo, “sjelljen shkatërruese të Iranit” në Lindjen e Mesme.

“Irani duhet të gjykohet për sjellje agresive, destabilizuese dhe të paligjshme. Të veprosh ndryshe do të ishte qesharake”, tha Haley.

Sipas saj, Irani furnizon ilegalisht grupet e milicive në Jemen, Siri dhe Liban.


Haley tha se Irani kërcënon lirinë e lundrimit në Gjirin Persik, burgos gazetarë dhe të huaj, persekuton disa fe dhe arreston homoseksualë.

Zëvendësambasadori i Iranit në OKB, Gholamali Khoshroo, tha se nuk do të humbasë kohë për t’iu përgjigjur “deklaratave të një natyre brutale” të zyrtarëve amerikanë.

Britania ka qenë anëtarja e vetme e Këshillit të Sigurimit që ka mbështetur hapur thirrjen e SHBA-së për veprime më të gjera kundër Iranit, transmeton Evropa e Lirë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Trump refuzon të tregojë nëse do t'i kërkojë falje Zelenskyt

Trump refuzon të tregojë nëse do t'i kërkojë falje Zelenskyt

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Kalo në kategori