LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon nga Meksika ekstradimin e djalit të ‘El Chapo’, Ovidio Guzman

SHBA kërkon nga Meksika ekstradimin e djalit të ‘El Chapo’, Ovidio Guzman

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga qeveria e Meksikës që të ekstradojë Ovidio Guzman, djalin e bosit të burgosur të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Kjo kërkesë është bërë në mënyrë që ai të përballet me akuza penale në një gjykatë amerikane, kanë thënë për Reuters të hënën dy burime të qeverisë meksikane, përcjell Telegrafi.

Forcat meksikane të sigurisë arrestuan Guzmanin e ri, të kërkuar për akuzat e trafikut të drogës, në janar pas një përleshjeje intensive pranë qytetit Culiacan, në shtetin verior të Sinaloa, baza prej shumë kohësh e “perandorisë” ende të fuqishme të kontrabandës së drogës së babait të tij.


Dhe arrestimi i janarit shkaktoi një valë dhune, duke lënë dhjetëra të vdekur.

“El Chapo” u ngrit në pushtet si kreu i kartelit Sinaloa, përpara se të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017.

Në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e Ovidio.

Ovidio është akuzuar në SHBA për komplot për trafikimin e kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Kalo në kategori