LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon ekstradimin e shefes financiare të Huaweit

SHBA kërkon ekstradimin e shefes financiare të Huaweit

Autoritetet amerikane po kërkojnë ekstradimin e shefes financiare të kompanisë kineze të teknologjisë Huawei Technologies, e cila akuzohet se ka mashtruar bankat amerikane mbi bizneset që kjo kompani ka bërë me Iranin.

Në seancën dëgjimore në një gjykatë në Vankuvër të Kanadasë nuk është marrë asnjë vendim mbi lirimin e Meng Wanzhou, e cila do të kalojë fundjavën në burg. Seanca dëgjimore do të rinisë më 10 dhjetor.

Meng, 46-vjeçe, është arrestuar në Vankuvër më 1 dhjetor teksa po udhëtonte për në Meksikë.


Disa ekspertë thonë se arrestimi i Meng rrit tensionet në mes të Pekinit dhe Uashingtonit. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës janë përkeqësuar pas mosmarrëveshjeve mbi praktikat tregtare dhe vendosjen e tarifave.

Meng është zëvendëskryetare e bordit të kompanisë Huawei dhe është vajza e themeluesit të kësaj kompanie, Ren Zhengfei.

Huawei është furnizuesi më i madh në botë i pajisjeve që përdoren për telefona dhe kompani të internetit. Zyrtarët e inteligjencës amerikane e akuzojnë kompaninë se ka ndikuar ushtrinë kineze dhe shërbimet e sigurisë për të spiunuar.

Meng akuzohet nga autoritetet amerikane se ka fshehur lidhjet e kompanisë, teksa kompania është munduar që të shes pajisje në Iran, pavarësisht sanksioneve që SHBA-ja ka vendosur kundër Teheranit.

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori