SHBA-ja regjistroi afër 250 mijë raste të reja me coronavirus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 249,709 raste të reja me coronavirus, dhe 2,814 viktima të premten, shifër rekorde ditore për sa i përket numrit të rasteve.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vendi ka tanimë 17.4 milionë raste gjithsej nga coronavirusi, si dhe 313 mijë të vdekur.
Të premten vonë, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) e miratoi vaksinën e dytë kundër coronavirusit në SHBA – e zhvilluar nga kompania Moderna.
Vendimi vjen një javë pasi agjencia miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech, derisa aplikimi i saj filloi nga e hëna.
Rregullatori shëndetësor e konfirmoi gjatë kësaj jave që vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe 94 për qind efektive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































