Shtetet e Bashkuara u bashkuan me aleatët ndërkombëtarë për të vendosur sanksione të reja ndaj Bjellorusisë të enjten në përgjigje të krizës së emigrantëve në kufirin me Poloninë dhe represionit politik dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut të kryera nga regjimi i Aleksandar Lukashenkos.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja ndërmorën veprime të koordinuara kundër një numri subjektesh dhe individësh bjellorusë në përpjekjet e tyre të fundit për të ushtruar presion ndaj liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili është akuzuar për përdorimin e “migrantëve të pafajshëm si armë politike, si një përpjekje për destabilizimin”.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur aspiratat demokratike të popullit të Bjellorusisë dhe qëndrojmë së bashku për të vendosur kosto ndaj regjimit — dhe atyre që e mbështesin atë — për përpjekjet e tij për të heshtur zërat e shoqërisë së pavarur civile, medias dhe të gjithë bjellorusëve që kërkojnë të flasin të vërtetën për atë që po ndodh në vendin e tyre”, thanë të katër vendet në një deklaratë të përbashkët.
Sanksionet vijnë gjithashtu në një kohë të tensionit të rritur midis Moskës – mbështetësja më e fortë e regjimit të Lukashenkos – teksa presidenti rus Vladimir Putin grumbullon trupa në kufirin me Ukrainën.
Në deklaratën e përbashkët, SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe dhe BE-ja kërkuan që Lukashenko “të ndalojë menjëherë dhe plotësisht orkestrimin e migrimit të parregullt përtej kufijve të saj me BE-në”.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi të enjten se “po cakton 20 individë dhe 12 subjekte dhe po identifikon tre avionë si pronë të bllokuar”, duke sanksionuar më tej industrinë e potasës së Bjellorusisë dhe duke vendosur kufizime në marrëdhëniet me borxhin sovran të Bjellorusisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët