SHBA-ja dhe Kina kanë rifilluar bisedimet gjysmëzyrtare të armëve bërthamore në mars për herë të parë në pesë vjet, me përfaqësuesit e Pekinit që deklaruan se nuk do të kërcënojnë Tajvanin me sulme atomike.
Ndërsa tani janë publikuar detaje nga takimi temë kyçe e të cilit ishte shqetësimi se Kina mund të përdorë dhe kërcënojë me armë bërthamore nëse përballet me disfatë në një konflikt me Tajvanin.
“Ata thanë se ishin absolutisht të bindur se janë në gjendje të mbizotërojnë në një luftë konvencionale mbi Tajvanin pa përdorur armë bërthamore”, tha studiuesi David Santoro, organizatori amerikan i bisedimeve të Track Two.
Pjesëmarrësit në bisedimet e Track Two ishin ish-zyrtarë dhe akademikë, të cilët nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në qeveri.
Siç raportohet, Uashingtoni është përfaqësuar nga rreth gjysmë duzine delegatësh, duke përfshirë ish-zyrtarë dhe studiues, në sallën e konferencave në një hotel në Shangai.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se bisedimet e Track Two mund të jenë “të dobishme”. Por, diskutime të tilla nuk mund të zëvendësojnë negociatat formale.
Të dy vendet rifilluan bisedimet e Track One mbi armët bërthamore në nëntor të vitit 2023, por ato negociata kanë ngecur që atëherë, me një zyrtar të lartë amerikan që shprehu publikisht zhgënjimin për reagimin e Kinës.
Kjo pasi Kina kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të vënë nën kontrollin e saj Tajvanin dhe gjatë katër viteve të fundit ka rritur aktivitetin ushtarak rreth ishullit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka vlerësuar vitin e kaluar se Pekini ka 500 koka bërthamore operacionale dhe ndoshta do të nxjerrë më shumë se 1,000 deri në vitin 2030.
Kjo krahasohet me 1,770 dhe 1,710 koka operative të dislokuara nga SHBA-ja dhe Rusia respektivisht.
Por, zyrtarja e lartë e kontrollit të armëve të SHBA-së, Bonnie Jenkins, i tha Kongresit se Kina nuk i ishte përgjigjur propozimeve për reduktimin e rrezikut të armëve bërthamore që Uashingtoni ngriti gjatë bisedimeve zyrtare të vitit të kaluar.
“Refuzimi i Pekinit për t’u përfshirë në mënyrë thelbësore në diskutimet mbi ndërtimin e tij bërthamor ngre pyetje rreth politikës së tij tashmë të paqartë të deklaruar dhe doktrinës së tij bërthamore më gjerësisht”, tha Departamentit i Shtetit.
Ndryshe, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia nënshkruan vitin e kaluar një marrëveshje për të ndarë teknologjinë e nëndetëseve bërthamore dhe për të zhvilluar një klasë të re varkash, ndërsa Uashingtoni tani po punon me Seulin për të koordinuar përgjigjet ndaj një sulmi të mundshëm atomik.
Politika e Uashingtonit për armët bërthamore përfshin mundësinë e përdorimit të tyre nëse parandalimi dështon, megjithëse Pentagoni thotë se do ta konsideronte këtë vetëm në rrethana ekstreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?