Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë në krye të listës që kanë ndikim pozitiv në Kosovë, kurse Rusia dhe Kina janë vendet që kanë më pak ndikim.
Kështu thuhet në raportin “Politika e Jashtme: Kush po fiton zemrat dhe mendjen në Ballkan?”, të prezantuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), shkruan Telegrafi.
Raporti thotë se, Gjermania është shteti më i pëlqyer te kosovarët, për të cilin 86 për qind janë shprehur pozitivisht, kurse 2 për qind kanë votuar negativisht. Menjëherë pas Gjermanisë vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me perceptim të njëjtë pozitiv, por 4 për qind janë shprehur negativisht.
Në listën e vendeve me ndikim pozitiv është Shqipëria me 81 për qind, ndjekur nga Britania e Madhe me 73 për qind, Turqia me 72 për qind, Kroacia me 62 për qind, Mali i Zi me 50 për qind, Franca me 48 për qind, Maqedonia e Veriut me 41 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 14 për qind.
#Germany and #USA have been ranked at the top of the list, with 86% perceiving their influence as positive. #KSB #KSBForeignPolicy pic.twitter.com/acRbYC0uqW
— KCSS/QKSS (@KCSSQKSS) December 8, 2020
Sipas QKSS-së, shteti më me pak ndikim në Kosovë është Serbia, ku 89 për qind kanë votuar negativisht për këtë vend, ndërsa vetëm 3 për qind pozitivisht.
Në fund të listës për sa i përket ndikimit është Rusia dhe Kina, ku 78 për qind e qytetarëve të Kosovës thonë se Rusia ka ndikim negativ, kurse Kina 60 për qind.
Në pyetjen, cili vend kishte ndikim pozitiv në Kosovë në trajtimin e pandemisë COVID-19, Gjermania është në vend të parë me 78 për qind, pasuar nga SHBA-ja me 63 për qind, vendet e Bashkimit Evropian me 62 për qind dhe Turqia me 58 për qind.
When dealing with #COVID19, 78 % of respondents perceived that #Germany has had a positive impact in helping #Kosovo, followed by #USA with 63 %, #EU with 62 % and #Turkey with 58 %. #KSB #KSBForeignPolicy pic.twitter.com/UEFCyWE8eD
— KCSS/QKSS (@KCSSQKSS) December 8, 2020
Po ashtu, QKSS në një raport lidhur me ndikimin rus në Kosovë, thotë se ky ndikim ushtrohet përmes serbëve në vend, të cilët shfrytëzohen për të krijuar paqëndrueshmëri të brendshme politike.
QKSS tregon se Kosova si çdo shtet tjetër në Ballkan por edhe më gjerë, përballet me një shkallë rreziku nga ndikimi negativ rus. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës