LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe BE përshëndesin miratimin e propozimit francez

SHBA dhe BE përshëndesin miratimin e propozimit francez

Miratimi i konkluziove të propozimit francez është përshëndetur nga liderët e BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit Evropian, Charles Michel e cilësuan votimin si moment historik për vendin.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt të ardhmes evropiane”.


“Votimi i sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i shtron rrugën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme”.

Ndërsa eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji njoftoi se të martën do të ketë një takim në Burskel për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

“E përshëndes votimin pas diskutimit disa ditorë në Parlament me çka Qeverisë i jepet mandat të pastërt për nisjen e Konfercës së parë bazuar në propozimin francez. Gëzohemi për hapjen e bisedimeve qasëse.

Të martën do të takohemi në Bruksel për konferencën e parë ndërqeveritare”, shkruan eurokomisrioneri Varheji.

“Përshëndes votën e Parlamentit të Maqedonisë që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, tha shefi i poltikës së jashtme të BE-së, Josep Borell.

E sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e përshëndeti vendimin e sotëm duke shtuar se vjen në një moment kritik për Ballkanin Perendimor.

“Ky vendim vjen në momente kritike për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropës. Bashkimi Evropian e cila e përfshin tërë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më e fuqishme dhe më me prosperitet. Tani është koha të ndërtohet puls dhe të punohet në hapat e radhës”, ka shkruar sekretari i shtetit Antony Blinken.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori