LAJMI I FUNDIT:

SHBA, dështon në Senat përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit

SHBA, dështon në Senat përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit

Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të premten propozimin për krijimin e një komisioni hetimor për të zbardhur ngjarjet e 6 janarit kur Kapitoli u sulmua dhunshëm nga një turmë me përkrahës të ish-Presidentit Trump që synonin të pengonin certifikimin e fitores së rivalit demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Ashtu siç pritej, republikanët përdorën një taktikë proceduriale të njohur si “filibuster” e cila pengoi miratimin e projekt-ligjit për krijimin e komisionit për të hetuar sulmin. Ishte hera e parë që taktika proceduriale u përdor me sukses gjatë administratës së Presidentit Biden për të ndalur avancimin e një akti legjislativ në Senat.

Me 54 vota kundër dhe 35 pro, masa nuk arriti të sigurojë 60 votat e nevojshme për miratim.


Senati me 100 anëtarë është i ndarë barazisht mes demokratëve dhe republikanëve. Demokratëve u duhej mbështetja e 10 republikanëve për të siguruar miratimin e masës. Nuk pritej që senatorë republikanë të votonin pro masës, pasi shumë prej tyre mbeten besnikë ndaj ish-Presidentit Trump dhe ishin gjithashtu nën presionin e udhëheqësit të republikanëve në këtë Dhomë, Mitch McConnell, i cili ishte shprehur kundër ngritjes së komisionit.

McConnell, i cili ka thënë në të kaluarën se zoti Donald Trumpi ishte përgjegjës për “provokimin” e sulmit, kojët e fundit e cilësoi propozimin për ngritjen e komisionit si asgjë më tepër se sa thjesht “një manovër politike” pasi disa komisione ekzistuese të Senatit po zhvillojnë hetime mbi dështimet në masat e sigurisë të Senatit gjatë sulmit.

Më 6 janar, mijëra përkrahës të Trump të mbledhur në Uashington në një protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve që nxorën fitues demkratin Joe Biden, sulmuan me dhunë ndërtesën e Kapitolit duke lënë të vdekur pesë vetë, përfshirë një polic të Kapitolit.

Propozimi për komisionin hetimor pritej të hidhej në votë të enjten, por u shty për më vonë pas shqyrtimit të një tjetër propozimi.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, e miratoi masën me mbështetje nga disa anëtarë republikanë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Amerika
Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Azia
Kalo në kategori