Drejtori i Instituti Epik, Demush Shasha, ka komentuar letrën e presidentit amerikan Joe Biden dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në të cilën përmend arritje e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke.

Shasha përmes një postimi në Facebook, ka përmendur tri elemente të letrës së Biden që bien në sy.


Ai ka thënë se “distancimi nga parimi i administratës Trump se ‘normalizimi ekonomik’ vije para adresimit të çështjeve politike”

“Qëndrimi i Bidenit është se ‘njohja reciproke’ është i vetmi opsion. Pra përjashton atë fjalorin e administratës Trump: ‘çfarëdo që dakordojnë palët’”, ka shkruar Shasha, përcjell Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “ka përafrim të madh me qëndrim të BE-së pasi që në letër presidenti Biden përdor fjalor të njëjtë me BE, respektivisht arritjen e një ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit’”.

Shasha ka krahasuar edhe letrën e Biden me letrën e  fundit drejtuar Vuçiqit nga presidenti Trump, në të cilën Trump e falënderonte presidentin serb për “guximin e jashtëzakonshëm”. /Telegrafi/