Liberalizimi i vizave, dialogu mes Kosovës e Serbisë dhe zhbllokimi i tij, heqja ose pezullimi i taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake, pritet të jenë disa nga temat të cilat kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do t’i diskutoj në takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në këtë takim, i cili do të mbahet më 6 qershor të këtij viti, Haradinaj do ta kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Demush Shasha nga Instituti Epik në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se takimi i ardhshëm të Haradinajt dhe kancelares Merkel duhet shikuar si takim pozitiv.
“Fillimisht duhet nënvizuar se është jashtëzakonisht pozitive që Kosova vazhdon të gëzoj përkrahjen dhe vëmendjen e Gjermanisë, qoftë në kuadër të raporteve tona bilaterale apo multilaterale. Kjo është në veçanti e rëndësishme, në kontekstin e sotëm kur kohëve të fundit ka pasur tendenca të udhëheqësve të caktuar të Kosovës, të udhëhequr nga Presidenti i vendit, për të dëmtuar aleancën strategjike mes Gjermanisë dhe Kosovës. Prandaj, në ketë drejtim duhet parë si pozitiv takimin e ardhshëm mes Kryeministrit Haradinaj dhe Kancelares Merkel”, ka thënë ai.
Shasha ka theksuar se nga ky takim pret të vazhdojë diskutimi i filluar në kuadër të Samitit të fundit të Berlinit sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sa i përket temave të takimit, mund konkludojmë se takimi po organizohet në vazhdën e intensifikimit të vëmendjes së politikës së jashtme të Gjermanisë drejt Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim pres që takimi i ardhshëm të vazhdojë diskutimin e filluar në kuadër të Samitit të fundit të Berlinit sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe në këtë drejtim, takimi do të jetë mundësi e mirë që kanclearja Merkel dhe kryeministri Haradinaj të shkëmbejnë idetë dhe qëndrimet e tyre sa i përket vazhdimit të dialogut. Prandaj, takimi do të shërbejë si mundësi e përafrimit të qëndrimeve të të gjitha palëve para takimit të korrikut në Paris”, ka theksuar ai.
Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, që pritet të diskutohet në këtë takim, Shasha ka theksuar se duhet të qartësohet se kjo gjë deri në muajin qershor është e pamundur.
Sipas tij gjatë këtij vitit kalendarik është e mundshme të ketë vendimmarrje nga institucionet e BE-së, që do të hapte mundësinë e lëvizjes së lirë në 2020.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, duhet bërë e qartë se liberalizimi i vizave deri në muajin qershor është absolutisht i pamundur. Gjëja më pozitive e mundshme është që gjatë këtij viti kalendarik të kemi vendimmarrje pozitive nga ana e institucioneve të BE-së, gjë që do të hapte mundësinë e lëvizjes së lirë në vitin 2020. Edhe pse duhet thëne edhe ky skenar është një skenar mjaft optimist”, është shprehur ai.
Ndërsa në njoftimin nga zyra e kryeministrit lidhur me takimin e tij në Bruksel thuhet se Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dyditore ku do të marr pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’.
“Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman do të marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’, që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me kancelaren Merkel. Tashmë dihet se kërkesat e kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, për dialogun dhe për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ditë më parë Haradinaj ka thënë se gjatë Samitit të Berlinit në Gjermani i është premtuar liberalizimi i vizave, ndërsa ka pohuar se si kohë opcionale mund të jetë shtatori./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos