Sharje dhe ofendime mes Berishës dhe Ballës: Racë enveriste, tradhtar

Replika të forta, sharje dhe ofendime janë hedhur sot gjatë seancës mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputeti socialist Taulant Balla.
“Race enveriste”, e ka quajtur Berisha Ballën, ndërsa përgjigjia e deputetit të PS-së ishte: Ej kujt i thua ashtu ti. Ik ulu aty, plak.
“Harrove që ke bërë pazare kundër interesave të Shqipërisë. Harrove Fazllicin. Mbajtët peng linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, për ti shërbyer interesave të tua që të lidhnin ty me Serbinë. shqiptarët po njihen me fakte tronditëse për privatizimin e OSHE. Ka marrë ryshfet. Dita e transparencës dhe e gjykimit po të vjen. Nuk ke punë ti me racat në Shqipëri. Ne jemi një racë në Shqipëri, ti s’ke faj, se ti je i përzier”, iu kthye Balla – Berishës.
Berisha: Nuk dua të komentoj shpifjet dhe trillimet e një njeriu, që para kamerave mohoi se është dënuar si shpifës ordiner me emër në Edi Ramës. A komentohet shpifësi. Edhe 40 ditë po ta lyesh me sheqer zift del.
I them mjeranit Edi Ramës, sesa herë ti përdor një mjeran të dënuar për shpifje, të akuzuar për përdhunim të akuzuar për trafik prostitucioni. Sa herë përdor një njeri të tillë, aq më shumë del cullak. Jo siç ke dalë në plazhet e botës, Shalsi siç ka dalë atje, po del cullak shpirtërisht.




















































