Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stoke City që në janar. 

Roma e ka ringjallur interesimin për ish-futbollistin e Interit dhe Bayernit të Munichut.


Mediat në Itali shkruajnë se lojtari mund të kthehet në Itali që në janar.

Dëmtimi i Mohamad Salah i cili do të mungojë deri në shkurt të vitit të ardhshëm ka bërë që drejtuesit e Romës të tentojnë rikthimin e Shaqirit në Itali.

Lojtari është lider i Stoke Cityt që me shumë mundësi do të tentojë ta bllokojnë këtë transferim.

Shaqiri kishte një eksperiencë të keqe gjashtëmujore me Interin. /Telegrafi/

telegrafi sport app