LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Pres që deri në nëntor të përfundojë problemi me mungesën e teksteve shkollore

Shaqiri: Pres që deri në nëntor të përfundojë problemi me mungesën e teksteve shkollore

“Pres që në muajt tetor dhe nëntor të përfundojnë të gjitha proceset për të gjitha tekstet për arsimin fillor dhe të mesëm në Komisionin nacional si dhe në procesin e shtypjes”.

Këtë e tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Ai në një prononcim për mediat në Manastir, ka theksuar se problemi me tekstet shkollore është i mëhershëm dhe jo vetëm në këtë vit shkollor.

“Problemi me tekstet nuk është vetëm nga ky vit shkollor. Vitin e kaluar shkollor filluam me një koncept të ri për arsimin fillor dhe me planprograme të reja. Ai koncept vitin e kaluar ishte vetëm për klasën e parë dhe të katërt. Në klasën e parë kishim materiale të prodhuara vitin e kaluar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa për klasën e katërt kishim materiale të printuara dhe digjitale. Kur fillova të shërbeja si ministër, qytetarët kërkuan që tekstet e shtypura t’i ktheheshin procesit. Unë e kam përkrahur dixhitalizimin, por kam thënë edhe se do t’i kthejmë tekstet e shtypura dhe që kjo të ndodhë është dashur të formohet një komision kombëtar që duhet të ketë parasysh Ligjin për tekstet shkollore”.


“Komisioni tashmë ka miratuar tekstet shkollore, ne jemi duke përfunduar procesin e ankesave për operatorin ekonomik dhe pas mbylljes së këtij procesi dhe miratimit të teksteve, pres që në muajt tetor dhe nëntor të përfundojnë të gjitha proceset për të gjitha tekstet në Komision, por edhe në procesin e shtypjes”, theksoi ministri Shaqiri dhe shtoi se problemi i teksteve nuk është vetëm për arsimin fillor, por edhe për arsimin e mesëm.

Ministri Shaqiri gjatë vizitës së tij në Rektoratin në Universitetin e Manastirit ka paralajmëruar themelimin e Këshillit që do të zgjidhë problemet me tekstet shkollore.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori