Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të shamponëve të falsifikuar të markës “HOBBY”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Dogana ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shampo) të falsifikuara të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithsej 324 pako.


“Produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës. Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme për shëndeti, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë”, thuhet në njoftim.

Doganat e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin falsifikimit dhe piraterisë, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset legjitime dhe sigurinë ekonomike të vendit.

“Ftojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të falsifikuara”, thuhet tutje. /Telegrafi/