LAJMI I FUNDIT:

Shala: Në fillim të prillit pritet të nënshkruhet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Shala: Në fillim të prillit pritet të nënshkruhet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Analisti Drizan Shala ka përmendur fillimin e muajit prill si afat kur pritet që të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, data se kur do të arrihet kjo marrëveshje do të bëhet e ditur në takimin që pritet të mbahet ditëve në vijim në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shala ka thënë se draft-statuti i cili u është dorëzuar përfaqësuesve përkatës do të harmonizohet me interesat e të dyjave palët.


“Tani cdo gjë varet nga takimi që do të kemi në ditët në vijim mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb në Bruksel. Nga ky takim do të kemi datën kur do të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi”.

“Sipas të gjithave gjasave, do të jetë fillimi i muajit prill të këtij viti, kur palët do të dakordohen, ndërsa draft-statuti që i është dorëzuar mekanizmit përkatës, përfaqësuesve përkatës, do të diskutohet dhe harmonizohet me interesat e të dyjave palëve e pastaj do të kemi një përfundim të draft-statutit final, njëkohësisht do të kemi marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori